Hamza premton rritje të pagave: Do të dal me përqindje, atë që e them i rri mbrapa

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka folur për rritjen ekonomike në Kosovë, duke thënë se nuk ka pasur rritje të pagave, por ka qenë indeksim, pra sipas tij është nivelizim me normën e inflacionit.

Hamza ka thënë se së shpejti do të dalë me përqindje të pagave, dhe premton se do t’i qëndrojë mprapa asaj që e flet.

“Ka qenë një rregull që lidhja e pagës ka qenë e lidhur me normën me nominale të rritjes ekonomike. Nuk është përcjell viteve të fundit. Nuk ka ndodh rritja. Deri në nivel të caktuar, rritja e pagave në Kosovë nëse ndodh, unë po ju them qytetarëve të Kosovës se nuk është rritje, është indeksim, është nivelizim me normën e inflacionit. Mbi atë normë munesh me fol për rritje. Qëto që I kom ni, pjesa më e madhe, unë nuk ju thom rritje, ju thom nivelizim me normën e inflacionit”, tha Hamza në Debat Plus.

Tutje, kandidati për kryeministër i PDK’së thotë se ligji i pagave është i padrejtë dhe duhet të rishikohet. Ai e ka spjeguar në detaje pse koeficientët sipas tij janë të padrejtë.

“Ligji i pagave duhet të rishikohet, është I padrejtë, koeficientet janë të padrejtë. Unë si kreytar I komunës, ministrat, deptuetë I kem koeficientat më të mëdhënj, dhe po u rritke koeficienti që po thojnë psh 50 euro për një koeficient. Ai që e ka koeficientin 15, I bjen që rritja po ndodh 750 euro. Një pozitë me koeficient 15, nëse rritet për 50, fiton prej rritjes 750 euro. Një arsimtar, që koeficientin e ka 5, I fiton 250 euro rritje. Koeficientat sa ma të lartë e kanë më mirë. Kjo duhet të rregullohet dhe duhet të rritet të pagave. Unë do të dalë me përqindje të pagave, dhe sigurisht atë që e them edhe i rri mbrapa”, tha Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023