Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, KFOR, sot kanë kryer patrullime të sinkronizuara me Forcat e Armatosura të Serbisë në afërsi të Podujevës, përgjatë dy anëve të vijës kufitare .
Ky patrullim u realizua nga ushtarët polakë, të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje.
Në njoftimin e KFOR thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.