Peja sërish pëson humbe të thellë, nuk arrin të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup

by Nexhat

Peja ka pësuar humbje nga Maroussi e Greqisë, edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese. Pejanët pësuan me rezultat 81:106 (28:22, 25:28, 13:32, 15:24). Në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje 98:75, duke mos arritur të kualifikohen në grupet e FIBA Europe Cup.

Të dy ndeshjet u zhvilluan në Greqi, për shkak të problemeve teknike në palestrën në Pejë

Skuadra pejane ishte më e mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 28:22. Verdhezinjtë në periudhën e dytë, ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 34:24, por basketbollistët e skuadrës greke u rikthyen, për të barazuar shifrat në 48:48, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi 53:50

Por, perioda e tretë ishte fatale për pejanët, që përfundoi 13:32 për skuadrën greke, që triumfoi në fund 81:106

Shahada Wells ishte më i miri te Peja me 25 pikë.

Ndërkohë, pjesë e grupeve për edicionin e ri do të jetë Trepça, ku të premten mbrëma do të dihen përfundimisht grupet për edicionin 2024-25

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023