Presidentja Osmani: Vuçiq është bosi i bandave kriminale në veri, po përpiqet t’i mbajë pengje serbët e Kosovës

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës, por sipas saj ato tashmë kanë humbur pushtetin mbi qytetarët dhe territorin.

”Shumë frikësime dhe dhunë, kështu që është shumë e rëndësishme që Policia e Kosovës tani po i mbron qytetarët nga këto banda dhe ata kanë humbur pushtetin e tyre mbi territorin dhe mbi qytetarët kjo është çështja e parë”.

banner

Ajo madje tha se është po vet Vuçiq ai i cili po i mban peng qytetarët serbë të veriut, duke mos i lejuar të integrohen në institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Së dyti sigurisht që është shumë problem politik sepse Serbia ka shumë vite që përpiqet të përdorë serbët e Kosovës si pengje”.

‘’Është një mendësi që i përket shekullit të 19-të, kështu që tensionet në të dyja rastet në fakt krijohen vetëm nga një burim që është Serbia. Sepse Vuçiq është bosi i këtyre bandave kriminale që i financuan ata i mbështesin politikisht, i nxisin ata i kontrollojnë dhe së dyti Vuçiq është djali që po përpiqet edhe politikisht të mbajë serbët e Kosovës si pengje, duke mos i lejuar të integrohen në atë që sot është sistemi më i fortë kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Evropë’’.

”Nuk ka kushtetutë më të fortë në Evropë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani kur është fjala për komunitetet joshumicë”, deklaroi presidentja Osmani në një diskutim tek Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë qëndrimit në Amerikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy