Agusholli | Vajzat e fituan të drejtën për të bartur shaminë në shkolla, ju erdhi fundi padrejtësive!

by engel

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Sipas Agushollit, bashkë me të, mësimin do ta vazhdojnë të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave sipas tij, u është mohuar kjo e drejtë që një kohë të gjatë.

Pa lënë të kuptohet se për cilin interpretim është fjala, për atë të mëparshmin apo për ndonjë të ri të miratuar nga ministria, ai thotë se: “Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim”.

banner

Ai vazhdon duke falenderura ministrinë dhe jo Ministren për këtë vendim të drejtë duke thënë: “Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, shkroi Agusholli.

Tutje, ai tha se sot i erdhi fundi “padrejtësive” dhe se sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka e jo nga bishti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy