Lukashenko: “Nëse NATO na sulmon, do të përdorim armë bërthamore”

by engel

Presidenti bjellorus kujton doktrinën e re ruse

Nëse Bjellorusia sulmohet nga NATO, ajo do të përgjigjet menjëherë me armë bërthamore dhe kjo do të çojë në një “luftë botërore”.

banner

Kështu deklaroi presidenti Aleksandër Lukashenko, duke folur në një takim me studentët.

Lukashenko, i cituar nga agjencia Belta, kujtoi njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për rishikimin e doktrinës bërthamore të Moskës, i cili parashikon një përgjigje me koka bërthamore edhe në rastin e një “agresioni” kundër aleatit të saj Bjellorusi.

“Ne do të përdorim armë bërthamore, ata mund të përgjigjen, dhe po kështu edhe Rusia”, paralajmëroi Lukashenko.

“As Perëndimi nuk e dëshiron këtë – vazhdoi presidenti bjellorus – ata nuk janë gati për këtë. Por ne u themi atyre sinqerisht se vija e kuqe është kufiri shtetëror”.
Nëse shkelet “përgjigja do të jetë e menjëhershme, ne po përgatitemi për këtë”, përfundoi ai.

Vitin e kaluar, Moska njoftoi se kishte dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila qershorin e kaluar mori pjesë në një stërvitje të përbashkët me Rusinë mbi nivelin e gatishmërisë së tyre për përdorim./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy