49
Qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore të vendit, kanë paralajmëruar se sot do të mbajnë një protestë para stacionit të Policisë në Zubin Potok.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili të enjten njoftoi se protesta është thirrur për në orën 11:00.
Nuk dihen ende arsyet për mbajtjen e protestës, megjithëse ka informacione se ata janë të pakënaqur me sjelljet e qeverisë ndaj tyre të cilat e kanë përkeqësuar jetën në përgjithësi!