Noizy feston sot ditëlindjen! Loredana i bën urimin e veçantë

by engel

Ditën e sotme reperi Noizy feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urimet nuk do kenë munguar për të, por ai më publiku ishte nga artistja e njohur Loredana, e cila njihet se ka një miqësi prej vitesh me Noizyn.

Loredana ka ndarë një foto me reperin dhe krahas saj shkruan:

banner

Noizy feston sot ditëlindjen! Loredana i bën urimin e

“Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku im i ngushtë. Të dua shumë”!

Kujtojmë se “Heart Attack” e Noizyt dhe Loredanës ishte një nga hitet e verës 2022. Kënga që bëri bashkë për herë të parë reperin nga Shqipëria dhe reperen nga Kosova, duket se i lidhi akoma më shumë, pasi miqësia e tyre vijon ende sot e kësaj dite. Madje, Noizy është mik i mirë edhe me partnerin e Loredanës, Karim Adeyemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy