Osmani thotë se zgjedhjet në katër komunat veriore mbahen sipas “afateve ligjore vitin që vjen”

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmë rreth kërkesave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dy javë më parë, i cili ndër të tjera kërkoi edhe zgjedhje në katër komunat veriore.

Vuçiq kishte kërkuar “shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian”.

banner

Por, për Osmanin është e qartë se Vuçiq nuk e do kthimin e serbëve të Kosovës në institucione sepse thotë se ishte pikërisht ai që i nxiti t’i bojkotojnë.

“Unë jam e bindur sepse ai ka gënjyer në të kaluarën dhe të njëjtën gjë bën edhe tani. Jam e bindur se ai nuk e dëshiron pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, sipas të drejtave që atyre u takojnë edhe me Kushtetutën e Kosovës, sepse është pikërisht Vuçiçi arsyeja pse ata i bojkotuan, u larguan nga këto institucione. Ishte pikërisht ai që nëpërmjet intimidimit, forcës, dhunës, i bllokoi serbët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme që u organizuan në komunat e veriut të Kosovës” ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe

Sipas Osmanit, zgjedhjet në pjesën veriore do të mbahen vitin që vjen në afat të rregullt.

“Tani, natyrisht që do të ketë zgjedhje të reja lokale, sipas afateve ligjore ato ndodhin vitin që vjen” ka thënë ajo.

Kërkesës së Vuçiq i ishte përgjigjur edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Ai kishte thënë që nuk sheh “mundësi që ato të mbahen para tetorit të 2025’s”.

Sipas Krasniqit, teknikisht këto zgjedhje mund të mbahen edhe gjatë prillit 2025 në bazë të udhëzimit administrativ që parasheh peticionin.

“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025 por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të po këtij, viti atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, kishte theksuar Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy