Prokuroria e Kosovës ka bllokuar 24 prona dhe 11 villa të përfituara me vepër penale

by engel

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në rrejtet sociale se është marrë vendim për bllokimin e 24 pronave dhe 11 villave në Prishtinë, Graçanicë dhe Novëbërdë, raporton informim.net.
Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pronave dhe villave është bërë nën dyshimin se janë përfituar me vepër penale.

Sipas njoftimit kuptohet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

banner

Postimi i plotë:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy