Propozime në PD për të penguar arrestimin e Salianjit

by Nexhat

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që po zhvillohet në selinë blu, janë propozuar disa mënyra si të pengohet arrestimi i deputetit Ervin Salianji, për të cilin Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë”.

Kreu i grupit, Gazment Bardhi u ka propozuar ligjvënësve demokratë që të ngujohen në selinë e tyre së bashku me Salianjin

“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, është shprehur Bardhi, raporton A2

Ndërkohë, vetë Salianji tha pak minuta më parë në një konferencë për mediat nga selia se do të jetë “aty ku e ka caktuar regjimi”, kur u pyet nëse do të vetëdorëzohet në polici

“Është një çështje ku janë shkelur të gjitha liritë. Edhe Kuvendi vetë reagon me burime, edhe ata vetë nuk i vënë fytyrën kësaj gjejë, atyre ju vjen pra turp. Unë do përballem dhe do jem aty ku e ka caktuar regjimi. Unë do bëj gjitha veprimet e mia dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me partinë. Kjo është çështje e Partisë Demokratike”, deklaroi Salianji.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023