Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve

by Nexhat

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani në një deklaratë për media lidhur me protestën e serbëve në Zubin Potok theksoi se kultet fetare, religjioni, feja janë e drejtë e pacenueshme e njerëzve dhe policia nuk ka të bëjë asgjë me deklaratat që janë bërë për dëmtime të objekteve fetare, të paktën si organizatë zyrtare. 

Elshani në një deklaratë për media tha se Policia e Kosovës para disa dite është informuar nga mediat se ka ndodh një dëmtim i një objekti fetar në një fshat në Zubin Potok.

banner

Ai tutje tha se sipas informacioneve nga mediat, referuar fshatarëve ka pas policë dhe ka mundësi që ato dëmtime janë bërë nga zyrtarë policorë, nga policë në uniformë

“Ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes pa pas ankesë zyrtare nga fshatarët, por kemi shkuar atje se kemi pasur njoftimin prej mediave dhe pasi është bë vend-shikimi kemi biseduar me fshatarët, disa prej tyre i kemi ftuar në stacion policor dhe kemi marr intervistë”, njoftoi tutje Elshani.

Sipas tij, një raport final i policit është punuar dhe është njoftuar Inspektorati.

Ai tutje njoftoi se tash varet nga Inspektorati Policor i Kosovës nëse do ta hetojnë ata rastin, apo do të kërkojnë asistimin dhe nga Policia.

“Ajo çfarë mund të themi është se kultet fetare, religjioni, feja janë e drejtë e pacenueshme e njerëzve dhe policia nuk ka të bëjë asgjë me atë punë, të paktën ne si organizatë zyrtare

Edhe nëse një rast e tillë ka ndodh ne duhet ta dëshmojmë, ne punojmë në bazë të fakteve dhe kjo do të punohet”, tha ai.

I pyetur se a ka pas patrulla policor në atë kohë, ai tha se në mënyrë specifike nuk mundtë thotë pasi rasti është në hetime, por sipas tij, Policia është kudo në Kosovë, edhe në veri të vendit.

“Po siç thash ne duhet të dëshmojmë në bazë të provave… E jona është me tregu që jemi të dedikuar me zhvillu hetime qysh e parasheh ligji”, tha ndër të tjera Elshani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy