Albin Kurti bënë homazhe te varrezat e vëllëzërve Bytyqi në SHBA

by engel

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA ka bërë homazhe te varrezat e tre ushtarëve të UÇK-së që u vranë e më pas u zhdukën nga forcat serbe, menjëherë pas luftës.

Pas përfundimit të homazheve ai ka postuar në rrjetin social facebook disa fotografi dhe nje tekst perkujtimor për vëllëzërit Bytyqi që e dhanë jetën për liri!
“Vitet kalojnë, por pandëshkueshmëria dhe dhimbja për krimet e 25 vjetëve më parë të Serbisë në Kosovë, ende vazhdon. Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës”, ka shkruar Kurti.

banner

“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit dhe gatishmërisë së shtetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e bëra dhe për të sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në New York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon”, ka shkruar Kurti në fund.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy