U bënë tri ditë qëkur Kryeministri Kurti po qendron në SHBA, në New York ku po zhvillon punimet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova nuk është pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, megjithatë, kjo javë është një mundësi e mirë që të atje të takohen lider të shumtë botëror dhe të diskutohet për bashkëpunime të mundshme midis vendeve.
Gjatë këtyre ditëve Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime të ndryshme bilaterale me lider të disa vendeve. Kryministri ka njoftuar se edhe sot në ditën e tretë të vizitës ai ka zhvilluar takime të rëndëisë së veçant ku ka diskutuar për tema që ndërlidhen me të ardhmen e Kosovës.
Kurti njofton se ka pasur biseda produktive me zyrtar Amerikan si James O’Brien dhe Alexander Kasanof, me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic, Sekretarin e Vatikanit Card, Pietro Prolin, Kryeministrin e Grenades Dickon Mitchell dhe Zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Postimi i plotë:
Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York.
Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.