Maqedonia e Veriut ngec në rrugën e integrimit në BE, Hungaria e gatshme të ndihmojë me ndërmjetësim

by engel

Hungaria është shprehur e gatshme të përdorë presidencën e saj të radhës së BE-së dhe të jetë ndërmjetëse midis Shkupit dhe Sofjes për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes tyre, që ka frenuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në bllokun europian.

Oferta e kryeministrit hungarez, Viktor Orban vjen pak pas njoftimeve se Maqedonia e Veriut do të ndahet nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian, që ngjalli reagime të mëdha në Shkup e nxiti akuzat e opozitës ndaj qeverisë se pikërisht politikat e saj shkaktuan ngecje e foli për mungesë vullneti për ta çuar vendin drejt familjes europiane.

banner

Orban u shpreh se “nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë ka një propozim, të cilin ia ka përcjellë kryeministrit maqedonas Hristian Mickoski. “ I thashë se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, e të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje.

Nëse palët vendosin që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësuese, kjo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do t’i pështatej edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhjet më të mira”, deklaroi Orban. Mickoski vetë u shpreh se vendi nuk duhet t’i humbë shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarjen e procesit nga Shqipëria.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet që kemi. Është mirë që kemi miq në BE, të cilët duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orbani. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë”, ishte komenti i tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy