I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani janë takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë biseduar rrugën përpara për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai i ka vlerësuar mendimet dhe rekomandimet e zonjës Osmani se si të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak, ka bërë të ditur se temë e takimit situata aktuale në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësoj mendimet dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak, ndër të tjera.
Ndryshe Lajçak, të premten, së bashku me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, e të deleguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof, realizuan një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas diplomatit sllovak në takim të gjitha palët kanë rëndë dakord “nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”. “Diskutuam rrugën përpara”, ka shkruar ai.