Sqarohet Halil Kastrati, tregon nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve 2025

by engel

Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati ka dalë me një sqarim për opinionin publik, duke bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë punën që e ka bërë deri më tash, atë të humanizmit.

Kohëve të fundit ka pasur spekulime se hoxha Kastrati do të mund t’i bashkohet ndonjë formacioni politik me bazë konservatore. Mirëpo me një reagim, vetë Halil Kastrati i ka hequr të gjitha dilemat.

Sqarimi i plotë i Halil Kastratit:
Sqarim lidhur me spekulimet rreth përfshirjes sime në politikë:
Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta.
Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike.
Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.
Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zoti, kurrë mos ju humbtë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023