73
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një femër e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se njeri nga të dyshuarit është arrestuar. Sipas njoftimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM – Suharekë: Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, është thënë në raport.