10 të arrestuar për armëmbajtje pa leje në 24 orët e fundit në Kosovë

by Nexhat

Policia ka arrestuar 10 persona në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 8 copë fishekë. 

banner

“I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Podujevë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. 

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një  pushkë gjuetie me 5 copë fishekë,  ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.

Gjithashtu në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Pas disa të shtënave me armë zjarri, në Obiliq janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë.

Policka thekson se pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në Dumnicë e Poshtme të Podujevës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook, kishte postuar armë zjarri

“Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson policia.

Në Deçan, policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një  pistoletë me 13 copë fishekë. 

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

Edhe në Istog, policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i  është gjetur dhe konfiskuar një  armë  me 50 copë fishekë.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy