Gërvalla takohet me homologun çek: Kemi marrëdhënie shumë të mira e miqësore si dy shtete të përkushtuara për siguri e stabilitet

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Çekia, Jan Lipavskýn në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Republika e Kosovës dhe Çekia kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira diplomatike dhe miqësore si dy shtete të përkushtuara për siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë”, thotë MPJ në krye të një komunikate për media.

banner

Gërvalla dhe Lipavský u tha se kanë diskutuar “rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.

“Ministrat Gërvalla dhe Lipavský biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy