Kurti njofton se vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Kurti tha se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.

banner

“Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s”, tha Kurti.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy