Messi shënon një gol spektakolar në MLS për t’i dhënë një pikë Inter Miamit

by Nexhat

Lionel Messi është treguar sërish vendimtar për skuadrën e tij Inter Miami, duke shënuar një gol fantastik në barazimin 1-1 kundër Charlotte.

Ylli argjentinas pranoi një top jashtë zonës nga Weigandt dhe me një goditje të fuqishme realizoi për të barazuar rezultatin në 1-1

Ky ishte goli i 17-të i Messit në paraqitjen e tij të 19-të me fanellën e Inter Miami këtë sezon, derisa ai ka edhe 12 asistime për bashkëlojtarët e tij

Inter Miami është ende në vendin e parë në tabelën e Konferencës Lindore me 65 pikë të fituara nga 31 ndeshje të luajtura, ndërsa Charlotte është e shtata me 42 pikë.

Messi do të ketë mundësinë të shënojë një gol të ri me fanellën e Interit pas disa ditësh, kur është planifikuar të vizitojë Columbus, ndërsa Charlotte do të presë në shtëpi Chicago Fire

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023