Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në Takimin Ministror për Situatën Urgjente në Venezuelë, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në fjalën e saj, “Ministrja Gërvalla shprehu qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e ministrisë
Më tej Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan “përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”.