Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimit të Ter Stegen

by Nexhat

Këtë verë, Manuel Neuer njoftoi tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë, duke i dhënë fund një karriere të gjatë mbi një dekadë me ‘Pancerët’.

Megjithatë, zëvendësuesi i tij në ekipin kombëtar, Marc-Andre Ter Stegen, ka pësuar së fundmi një lëndim të rëndë që ia ka humbur sezonin.

banner

Pavarësisht kësaj, Neuer nuk po mendon të dalë nga pensioni dhe të rikthehet te Kombëtarja e Gjermanisë

Anëtari i Bayernit ka thënë se Gjermania ka dy portierë të mëdhenj si Oli Baumann dhe Alex Nubel dhe nuk ka nevojë për tu shqetësuar.

“Ne kemi të paktën dy portierë të mëdhenj me Oli Baumann dhe Alex Nübel. Janë gjithashtu Bernd Leno dhe Kevin Trapp, i cili aktualisht është i dëmtuar. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar,” tha Neuer kur u pyet për këtë temë

Neuer luajti 124 herë për Gjermaninë përpara se të vendoste të linte futbollin ndërkombëtar për t’u fokusuar në karrierën e tij në Bayern.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy