Mëngjesin e së shtunës, një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti është martuar me një vajzë të mitur.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima është dërguar tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEQ
Pejë / 28.09.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.