Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale Oltian Bistri dhe familjarë të tij i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara me urdhër të SPAK
Rekursi pritet të shqyrtohet nga një trupë gjykuese, ndërsa relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta
Me urdhër të SPAK, Bistrit iu sekuestruan 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.
Bistri u arrestua në korrik të 2023 në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”. Bashkë me Bistrin u arrestuan edhe Pëllumb Gjoka një biznesmen i njohur, por edhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita