Sulmuesi që ka thyer rekord në Serie A e bën të qartë se ‘ëndërron’ të luajë për Man United

by Nexhat

Një sulmues që ka thyer rekord në Serie A i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për ‘ëndrrën’ që ka për t’u transferuar tek Manchester Unitedi.

Manchester United e transferoi Joshua Zirkzeen nga Bologna gjatë afatit kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e tij për 36.5 milionë euro

Klubi gjithashtu ka në radhët e saj edhe Rasmus Hojlund i cili u bë pjesë e tyre nga Atalanta për 72 milionë euro në verën e vitit 2023.

Ylli i Lecces, Nikola Krstovic ka thënë se ‘ëndrra’ e tij është që një ditë të luajë për Manchester United. 24-vjeçari i cili shquhet për gjatësinë e tij, u transferua në Serie A nga Dunajska Streda verën e kaluar.

Ai tashmë po luan sezonin e tij të dytë në Itali, por që e ka vendosur si objektiv që në të ardhmen të transferohet në Ligën Premier.

“Pas ndeshjes me Torinon ai (Mirko Vucinic) më tha ‘mendoni për të ardhmen’. Ku nuk do të luaja kurrë? Tek Bari. Ëndrra ime është Manchester United”, ka thënë Krstovic.

“Është vetëm viti im i dytë këtu tek Lecce. Unë jam shumë i lumtur, unë dhe familja ime. Ne kemi miq dhe po e shijojmë këtë, kështu që le të mendojmë për të tashmen”, përfundoi ai.

Pas transferimit të tij tek Lecce për 3.3 milionë euro, Krstovic u bë lojtari i parë në histori të klubit që shënon në tri ndeshjet e tij të para.

Reprezentuesi i Malit të Zi ka nëntë gola dhe dy asistime që prej se u bë pjesë e klubit italian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023