Tanket izraelite grumbullohen pranë kufirit me Libanin, ministri i Mbrojtjes shqyrton mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake

by Nexhat

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka mbetur një takim lidhur me mundësinë e zgjerimit të ofensivës izraelite – derisa tanket janë fotografuar duke u grumbulluar në kufirin me Libanin.

Në një kumtesë të lëshuar të shtunën, zyra e Gallantit ka njoftuar se ai p po kryen një vlerësim operacional mbi situatën” lidhur me atë që po quhet “zgjerim i aktiviteteve të IDF-së në rajonin verior”,

banner

Tanket dhe trupat izraelite janë fotografuar në afërsi të kufirit, që është një tregues i qartë se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut do të zgjerohet akoma

Ushtria tha se po mobilizon tre batalione me rezervistë që të shërbejnë në mbarë vendin. Tashmë janë dërguar dy brigada në veri të Izraelit për t’u përgatitur për pushtimin e mundshëm tokësor.

Ky veprim vjen pasi Hezbollahu konfirmoi se lideri i saj për më shumë se tre dekada Hassan Nasrallah, u vra gjatë sulmeve ajrore izraelitë në Bejrut gjatë të premtes.

Ky grup militant që është i afërt me Iranin, është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht se sulmet janë duke vazhduar në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulme – duke mos e përfshirë Nasrallah dhe 91 tjerë janë plagosur, ka njoftuar ministria libaneze e Shëndetësisë.

Komisioneri i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se sulmet izraelite bën që të zhvendosen mbi 200 mijë njerëz brenda Libanit.

“Më shumë se 50 mijë libanezë dhe sirian që jetojnë në Liban, kanë kaluar kufirin në Siri”, ka shkruar në X, Filippo Grande

Në anën tjetër, afërsisht 60 mijë izraelitë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre përgjatë kufirit me Libanin për afro një vit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy