19 armë zjarri u sekuestruan gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 19 armë zjarri vetëm përgjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës.

Përmes një komunikate ka bërë të ditur se pos tjerash, ka realizuar edhe 260 urdhërea të gjykatës, nga to 85 urdhëresa për vepra penale.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në komunikatë.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

“Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 19 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat 13 persona janë dërguar në mbajtje”.

Në po të njëjtën periudhë kohore, policia kanë rezultuar me shqiptimin e 5230 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy