Akademiku serb: Serbët e Kosovës u braktisën nga autoritetet serbe

by Nexhat

Serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur nga autoritetet serbe. Kështu ka vlerësuar akademiku dhe shkrimtari serb Ljubomir Simoviq i cili është një nga iniciatorët e ProGlas.

Simoviq i cili iu bashkua figurave të tjera publike jopartiake në themelimin e kësaj organizate me qëllim që të zvogëlohej jo zyrtarisht madhësia e partisë më të madhe në Serbi (SNS), asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

banner

Në një intervistë për Radarin ka thënë se deklaratat e të ashtuquajturit parlamenti gjithëserb është tallje e presidentit ndaj serbëve që jetojnë jashtë Serbisë.

“Ata miratuan gjithashtu Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb. Për një të ardhme të përbashkët, në një kohë kur serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur. E braktisur nga autoritetet serbe. Vuçiq dhe Dodiku gati sa nuk i varën yjet e Karagjorgjes njëri-tjetri”, ka thënë akademiku serb

Në një pyetje tjetër, mediumi serb Radar aludon se blerjet e fundit të armatimit e aeroplanëve luftarakë dhe rikthimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak të çon të mendosh se Serbia po përgatitet për një betejë të re në Kosovë.

Derisa akademiku e interpreton ndryshe. Vlerëson se Vuciq ka vepruar njëjtë edhe në një luftë tjetër të para pak viteve, atë me Covidin.

“Edhe gjatë pandemisë Covid, ai udhëhoqi patrullat ushtarake me tuba të gjatë në rrugët e Beogradit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy