Arteta para duelit me PSG-n: Mezi e presim këtë ndeshje

by Nexhat

Arsenal-PSG, duel ky që luhet nesër mbrëma në ‘Emiratës’ është kryendeshja e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta, një ditë para duelit me parisienët, ka thënë se mezi pret ndeshjen e parë të këtij sezoni para tifozëve të tyre.

“Mezi e presim këtë ndeshje. Këto janë mbrëmjet që duam t’i përjetojmë dhe që duam t’i përjetojmë kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm”, ka thënë Arteta.

Strategu spanjoll mendon se skuadra e tij, është gati për ballafaqimin me kampionët në fuqi të Francës.

“Ne jemi gati për këtë ndeshje”, ka theksuar Arteta.

Ndeshja Arsenal-PSG fillon në orën 21:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy