Babai përplas me makinë vajzën 3-vjeçare në Sarandë

by Merita

Një vajzë 3-vjeçare është aksidentuar nga babai i saj në fshatin Brosh në Sarandë.

Sipas policise së Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur te porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë u konstatua se vajza nga goditja me makinë ka pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy