Deputetët e PD u vunë flakën karrigeve në Kuvend, reagon kryeministri Rama

by Merita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin që ndodhi në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët e Partisë Demokratike nxorën karriget e tyre jashtë Kuvendit dhe i vunë flakën në shenjë proteste për burgosjen me 1 vit të Ervin Salianjit.

Teksa mori fjalën në takimin që po zhvillohet në selinë e PS me aspirantët për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2025 që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”, shefi i qeverisë u tregoi një foto nga skena e djegies së karrigeve në Kuvend.

banner

Sipas Ramës, ky imazh tregon diferencën në politikën shqiptare midis atyre që duan të mbjellin shpresë dhe shërojnë plagët e keqqeverisjes në Shqipëri dhe atyre që duan të djegin e shkatërrojnë të ardhmen e vendit, raporton A2.

“Duke ardhur përpara se të dëgjoja fjalët tuaja, më çoi dikush këtë fotografi. Ky është një zjarr, siç e shihni, një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve, të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh e solla këtu se dua të them pak fjalë për politikën, e cila kalon ditë jo të mira në perceptimin publik dhe në të vërtetë është një mjet që i ka bërë jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit por edhe katastrofa shumë të mëdha. Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e pistë, si diçka me të cilën më mirë mos të ngatërrohesh është foshnjarak. Politika ka fuqinë demoniale që të shkatërrojë. Siç ka fuqinë e jashtëzakonshme të shërojë, ka dhe fuqinë djallëzore të plagosë e sakatojë. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka edhe fuqinë të shfarosë. Dhe unë besoj se midis këtyre dy pamjeve qëndron dhe ndarja sot këtu te ne, midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë e mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojnë plagosin, shkulin, djegin”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy