Flakët në Kuvend, Rama: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot për djegien e karrigeve të Kuvendit nga deputetë të opozitës në shenjë proteste për arrestimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Gjatë një takimi në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste me grupin e dytë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, Rama tregoi foto të situatës së krijuar jashtë dyerve të Parlamentit me zjarrin që iu vu karrigeve, teksa theksoi se kjo sjellje ishte revoltë e opozitës ndaj vendimit të Gjykatës.

“Është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige, përfaqësuar ata që i çojnë atje. Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama.

Rama theksoi se sillte këtë pamje për të treguar rolin që mund të luajë politika.

“E solla këtë sepse dua të them pak fjalë për politikën, e cila prej shumë kohësh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara po kalon ditë jo të mira në perceptimin publik”, u shpreh ai

“Refuzimi i politikës apriori, si diçka e keqe, si diçka e pistë, si diçka me të cilën më e mira është të mos ngatërrohesh, është foshnjarak, sepse është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty”, tha Rama ndërsa shtoi se politika ka një fuqi ndërtuese të jashtëzakonshme, të pakonkurrueshme.

Duke iu referuar pamjeve Rama tha se eshte i qartë pozicionimi i opozitës që ka qellim të shkatërrojë, ndryshe nga mazhoranca që do të ndërtojë.

“Siç ka fuqinë të mbjellë, ka edhe fuqinë të shfarosë dhe unë besoj që midis këtyre dy pamjeve, se kuptohet jo absolute, relative, qëndron edhe ndarja sot këtu tek ne midis nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, që përpiqemi të shërojmë, që përpiqemi të mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin”, theksoi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy