Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

by Nexhat

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji, me të cilët diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se në takim u diskutua edhe stabiliteti rajonal dhe roli i KFOR-it, derisa gjeneralmajori Utulash përmendi edhe “kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it”

banner

“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa edhe shefi i ushtrisë shqiptare ka njoftuar për takimin ku e ka falënderuar për menaxhimin situatën në Kosovë

“Gjatë takimit zyrtar me komandantin e KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, shpreha falënderimin për drejtimin dhe përfundimin me sukses të mandatit të tij, duke e menaxhuar me profesionalizëm situatat e ndryshme ndaj cenimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ritheksova rëndësinë dhe domosdoshmërinë e prezencës së KFOR për paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e vendit tonë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në këtë mision”, thuhet në faqen në Facebook të shefit të ushtrisë shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy