Kosovari ndalohet nga policia e Vjens për letërnjoftimin fals, i gjejnë armë dhe kokainë

by Nexhat

Në kuadër të një operacioni special të Departamentit Shtetëror të Transportit të Vjenës, një shofer 31-vjeçar nga Kosova u ndalua në zonën Kundratstrasse të premten, më 27 shtator.

Në fillim të ndalimit ai ka deklaruar se nuk ka leje drejtimi dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak, transmeton albinfo

banner

Megjithatë, kur zyrtarët kontrolluan letërnjoftimin, ata shpejt zbuluan se ishte fals, shkruan heute.at. Supozimi u konfirmua nga 31-vjeçari pas pyetjeve të zyrtarëve.

Gjatë veprimeve të mëtejshme zyrtare dhe kontrollit të detajuar, 31-vjeçarit iu gjet një armë e zbrazët dhe rreth 50 gramë kokainë.

Për pasojë atij iu konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga. 31-vjeçari nuk pranoi të dërgohej te mjeku. Pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Në fund, ai u arrestua.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy