PD nis “mosbindjen civile”, bojkot komisioneve parlamentare, e nis me Integrimin

by Nexhat

Partia Demokratike e ka nisur  mosbindjen civile duke bojkotuar pjesërisht komisionet parlamentare.

E para që u bojkotua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji ishte Komisioni për Çështjet Europiane.

banner

Të vetmit deputetë që morën pjesë në mbledhjen ishin Jorida Tabaku dhe Edi Paloka të cilët akuzuan mazhorancën për hapa pas lidhur me korrupsionin, parimin e ndarjes së pushteteve, injorim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne propozojmë që kjo të ndodhë brenda vitit 2024, ndryshe sa propozon qeveria mbas zgjedhjeve të 2025. Janë mbi 9 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë faktuar përpjekjet antikushtetuese dhe antidemokratike. Nxitja e një klime politike pa sulme ndaj opozitës është thelbësore për një demokraci funksionale. Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë kriter të BE”, tha deputetja e PD Jorida Tabaku.

Deputetët e PS kërkuan nga opozita të mos bëjë politikë me procesin e integrimit.

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur”, u shpreh kreu i grupit të PS, Niko Peleshi.

Çdo deklaratë politike mund të ishte bërë kudo tjetër, por jo në mbledhjen e këtij Komisioni. Kjo mbledhje do të duhej që të zhvillohej brenda konfidencialitetit që e parashikon ligji dhe rregullorja”, tha deputetja e PS, Etilda Gjonaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy