Shala për shpërthimin në veri: Lojë hibride e Serbisë e cila po përpiqet të formojë strategji të re

by engel

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, shpërthimin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit e ka quajtur lojë hibride të Serbisë përmes elementit kriminal.

Ai thotë se këto veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e Beogradit, tregojnë se Serbia po përpiqet të formojë strategji të re e cila sipas tij ka dy synime.

banner

“Është tregues se Serbia po përpiqet të formojë një strategji të re e cila ka dy synime: a. Ata janë nën presionin e komunitetit serb nga Beogradi, i cili duhet të mbështesë qëndrimin e tij zyrtar. b. Prezantimi si hapi i fundit para kolapsit që po ndodh përsa i përket investimeve strategjike në spektrin ekonomik”, shkroi ai në Facebook.

“Çfarë do të prodhojnë për ne këto veprime të këtyre grupeve? a. Në arenën ndërkombëtare presioni mbi procesin e dialogut politik. b. Sa i përket sigurisë, nuk do të marr raporte të mira për situatën nga KFOR, duke arsyetuar praninë e faktorit ndërkombëtar në veri të Kosovës me tutje”, shtoi Shala.

Njohësi i sigurisë tutje tha se institucioni politik duhet të rikonceptojë strategjinë për veriun në formën e avokimit në nivel ndërkombëtar.

“Institucionet e sigurisë (përkrahja e politikës) urgjentisht themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës deri në fillim të vitit 2025. Institucionet e sigurisë duhet të vazhdojnë prezencën e tyre atje, por duke mos e neglizhuar sigurinë në pjesët tjera përmes formës hibride që do të pasojë nga Serbia”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy