Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun

by Nexhat

Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United duket se është shumë pranë fundit, por drejtuesit po i ndal dëmshpërblimi që duhet t’i paguajnë holandezit.  

Edhe pse drejtuesit e klubit shprehën besimin te trajneri dhe i rinovuan një tjetër vit kontratën në fillimin e sezonit, rezultat nuk po vijnë dhe tashmë trysnia e tifozëve po bëhet e papërballueshme

banner

Por për të bërë realitet dëshirën e tifozëve të cilët nuk e duan më holandezin në drejtim, klubi duhet të bëhet gati për një shpenzim kolosal.

Sipas Goal.com, zgjatja e kontratës së Ten Hag gjatë verës do të rëndojë ndjeshëm arkat e klubit nëse mbyllin para kohe marrëveshjen me teknikun. 

Totali që Manchester United duhet të paguajë do të jetë 21.5 milionë euro, shifër e cila do të ishte afërisht 12 milionë euro nëse nuk do të kishin rinovuar gjatë verës.  

Një shumë jashtëzakonisht e lartë për Manchester United që ka filluar të regjistrojë humbje financiare vit pas viti dhe nëse e largon Ten Hag, duhet t’ia shtojë shpenzimit që do të bëjë për të afruar një tjetër trajner të ri cilësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy