Që kur rasti i Sean ‘Diddy’ Combs u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.
Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.
Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.
Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet. Shumë njerëz mendojnë se ylli i muzikës ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ajo dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.
Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit. A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy?