Forumi i Sigurisë në Varshavë, Kurti: Theksova rrezikun që paraqet Rusia dhe Serbia për rajonin edhe kontinentin evropian

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për vizitën në Poloni, pas asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka treguar për takimet që ka pasur në Forujmin e Sigurisë në Varshavë.

banner

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur fjalim  mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, ku ka folur për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe kontinentin evropian.

“Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt kryeqendrës së Polonisë për Forumin e Sigurisë të Varshavës. Siguria rajonale, siguria e Evropës dhe bashkërendimi si partnerë demokratë e perëndimorë ishte në fokus të diskutimeve e takimeve të sotme me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže, ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtje për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Ëallander, Asistentin e Posaçëm të Presidentit Biden dhe Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, ambasadorin Michael Carpenter dhe kongresistin amerikan Jason Croë”, ka thënë Kurti.

“Diskutime të hapura dhe shkëmbime të rëndësishme patëm edhe gjatë drekës ministeriale të shtruar nga Drejtorja Ekzekutive e Forumit të Varshavës për Siguri, Katarzyna Pisarka, darkës së shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłaë Sikorski dhe pritjes së organizuar nga Shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare, Jacek Sieëiera, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda”, ka deklaruar ai.

“Në kuadër të Forumit, kisha nderin gjithashtu që të mbaj dhe një fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, gjatë të cilit theksova rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe kontinentin evropian dhe atë se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin e saj territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tre vitet e fundit. Përgjatë ditës ndoqa nga afër dhe sesionet e ndryshme të paneleve të diskutimit”, ka thënë Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy