Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, thotë në televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Ai thotë se “qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”.
Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.
Ai shton se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit të Iranit sonte, ka raportuar BBC,