Itali: Sekuestrohen 202 kg kokainë, në pranga dy emigrantë shqiptarë

by Merita

Policia italiane ka sekuestruar 202 kilogramë kokainë, të gjetura brenda disa makinave, dhe në garazhet e një pallati në Agrate dhe Milano, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 44 dhe 37 vjeç, ndërsa njëri prej tyre kishte marrë me qira garazhet në të cilat u sekuestrua droga si edhe një apartament në të njëjtin pallat.

Kontrolli nga forcat e ushtrisë filloi në Agrate. Tre patrulla karabinierësh zbritën në parkingun përballë godinës nr. 90 në via Giringhella, lagja rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni.

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për hapjen e dyerve të garazheve, ndërsa duket se baza e kokainës, ëhstë zbuluar pasi një person, që u shfaq me pranga në duar në momentin e nisjes së operacionit, mund të ketë bashkëpunuar.

Karabinierët gjetën atë që ndoshta e dinin tashmë, sasi kokaine, të fshehura në makina, në një total prej 142 kilogramësh.

Ndërkohë, kolegët nga Milano kanë vijuar operacionin me arrestimin e një personi tjetër, edhe ky shqiptar, të cilit i ishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë, që u sekuestrua.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy