Ka reaguar Komanda e KFOR-it lidhur me deklaratat e Ministrit Sveçla për përdorimin e helikopterit privat

by engel

Para pak ditësh, Ministri Sveçla në intervistë për mediat nacionale ka thënë se KFOR-i ka hise në sovranitetin e Kosovës dhe kjo paraqet një problem. Ai e ka thënë këtë duke e ndërlidhur një situatë kur policia e Kosovës kishte arrestuar një serb me emrin Pantiq në kufirin e Kosovës me Serbinë dhe për shkak të sigurisë së personit të arrestuar dhe personelit të policisë, ai kishte tentuar të huazoi një helikopter për transport të tij deri në Prishtinë. Mirëpo sipas Ministrit Sveçla, ky operacion nuk ishte lejuar në atë kohë nga Komandanti i KFOR-it Ristuccia.

Lidhur me këtë deklaratë të Ministrit Sveçla dhe tre ditësh sulmesh mediatike të nxitura nga Ministri i Brendshëm, siç thuhet në komunikatën e KFOR-it për medie, Komanda e KFOR-it specifikon se: “juridiksioni i KFOR-it mbi hapësirën ajrore të Kosovës rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ende në fuqi. I burgosuri Dejan PANTIC, të cilit i referohet ministri Sveçla, është transferuar nga personeli i EULEX-it me përcjellje adekuate, e cila ka garantuar sigurinë e z. Pantic dhe personelit të shoqërimit”.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy