Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani dhe pas takimit me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e ka takuar edhe deputetin gjerman, Michael Roth.
Me Roth, Osmani tha se pati diskutim të “hapur e miqësor”.
“Diskutim i hapur e miqësor me Michael Roth, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, një ndër zërat më të fuqishëm e konsistent në përkrahje të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Me Baerbock paraprakisht, Osmani tha se rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë” dhe tha se “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.