Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas Nju Jorkut ka udhëtuar në Berlin, ku është pritur në një takim nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock. Osmani ka thënë se në këtë takim kanë rikonfrimuar raportin e fortë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë,
Shefja e shtetit ka thënë se Gjermania mbetet aleate kyçe në rrugën e Kosovës drejt integrimeve, gjithashtu edhe për çështje politike e ekonomike, andaj ajo potencon se bashkëpunimi është rruga që shpie drejt sukseseve.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, i cili ka vizituar Kosovën dy herë radhazi gjatë shtatorit me qëllim të bindjes së Qeverisë së Kosovës për të pranuar ofertën gjermane për zhbllokim të vendimarrjes në CEFTA dhe heqje të masës kufitare për mallrat serbe.
Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet e vetme nëse nuk do të ndërmarrë hapa konkret lidhur me kërkesat gjermane.
“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka shkruar Osmani