Presidentja Osmani pritet në takim nga Ministrja e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është pritur në takim nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock. Siç njofton Zyra e Presidentes, në këtë takim, presidentja Osmani tha se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas njoftimit, situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë ishin gjithashtu tema të diskutimit të presidentes Osmani dhe ministres Baerbock.

Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj. Në këtë kontekst, Osmani ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t’i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

Ndër të tjera, në këtë takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Sipas presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë fuqizohen edhe më shumë nga numri i konsiderueshëm i mërgimtarëve kosovarë, të cilët janë integruar me sukses në shoqërinë gjermane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy