Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një partnere e besueshme

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për takimin e saj me ministren e Jashtme gjerman, Annalena Baerbock.

Rohde tha se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë atij kosovar.

“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde, .

Në takimin që pati me Baerbockun, Osmani tha se e informoi atë se procesi i integrimit të serbvë po pengohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy