SUHAREKË/Dyshohet se u rrëzua nga ballkoni, vdes në spital një 35-vjeçare

by Nexhat

Një grua në fshatin Krushicë të Suharekë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë, me lartësi rreth gjashtë metra, e cila është dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku edhe ka vdekur.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se policia fillimisht kishte marrë njoftimin se 35-vjeçarja ishte rrëzuar nga shkallët dhe ishte pa ndjenja.

banner

Në konfirmim thuhet se  është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Me datën  01.10.2024 , pak pas  orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushicë e epërme të Suharekës një femër rreth 35-vjeçare ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin  ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja”.

“Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar  se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Në lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore”.

:Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth  6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në konfirmim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy