Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur në një sulm terrorist me armë të martën mbrëma në qytezën Jaffa, në pjesën qendrore të Izraelit, sipas një deklarate të policisë izraelite. Mediat izraelite patën njoftuar më herët për tetë viktima.
Sipas ekipeve të emergjencave, të paktën katër nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani.
Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, dy persona të armatosur u panë të dilnin nga treni dhe rrjedhimisht u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë
Në një deklaratë të policisë thuhet se rreziku ishte neutralizuar dhe situata në Jaffa ishte vënë në kontroll. Policia tha se janë njoftuar ndërkohë edhe familjet e viktimave. /VOA